ISKSH: Masa për kujdesin shëndetësor në zonat e përmbytura
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka vendosur shërbim 24 orë në fshatrat e dëmtuara nga përmbytjet. Një grup pune nga ISKSH ka vizituar 3 komunat e përmbytura në zonën e Shkodrës.
Sipas drejtorit në ISKSH, Gazmend Koduzi, është vendosur shërbim i pandërprerë në këto komuna me anë të një grafiku të përcaktuar nga ISKSH.
Për të mbuluar shërbimin 24 orë, janë caktuar edhe mjekë të zonave përreth për të qenë të pranishëm në këto qendra shëndetësore.
Qendrat Shëndetësore janë pajisur me gjithë setin e medikamenteve të emergjencës.
Në fshatin Obot të Komunës Anë e Malit, mjeku Ilir Lacaj ka shpërndarë vetë ilaccet me rimbursim tek banorët e përmbytur, duke i arritur ata në shtëpitë e tyre me varkë.
Nga ana tjetër disa kompani farmaceutike kanë dhuruar disa medikamente me vlerë 52 milion Lekë të vjetra në rast nevoje për banorët në zonat e përmbytura.
Tv Klan