BE: Hetime për pandemi “të rreme” të AH1N1
Teori të shumta konspiracioni janë ngritur në lidhje me pandeminë e gripit të derrave. Për mjekun dhe epidemiologun Volfgan Vodarf, kryesues aktual i Këshillit të Shëndetësisë në Parlamentin Europian, vlerëson pandeminë e AH1n1 si një nga skandalet më të këqija mjekësore të shekullit.
I cituar nga Radio Europa e Lirë dhe studimi i “Global Resarch Vodarf” vlerëson se kompanitë farmaceutike “Gllakso Smith Klajn”, “Rosh” dhe “Novartis”kanë ndikuar me qëllim tek shkencëtarët dhe organet zyrtare botërore të shëndetësisë, kanë alarmuar qeveritë e mbarë botës për të shitur medikamentet dhe vaksinat e tyre.
Në këtë mënyrë miliona njerëz të shëndetshëm i janë nënshtruar disa vaksinave të rrezikshme me pasoja tek ta. Për këtë arsye Këshilli Europian do të ngrejë hetime për korrupsion që kanë çuar në shpalljen e një pandemie të rremë nga e cila këto kompani kanë përfituar miliona dollarë.
Në hetimin e Parlamentit Europian do të jenë jo vetëm industritë farmaceutike, që kanë udhëhequr fushatën kundër gripit të derrit dhe të shpendëve, por edhe roli i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila pasi shpalli me urgjencë pandemitë ndryshoi kriteret e saj. Sipas të dhënave të kësaj organizate, në vitin 2009, mbi 12 mijë persona kanë humbur jetën nga ky grip.
Tv Klan