Shtohen prurjet e Drinit, rriten shkarkimet
Niveli i shkarkimeve në tre hidrocentralet mbi Drin është rritur si pasojë e shtimit të prurjeve. Por situata është nën monitorim të vazhdueshëm. Kështu deklaroi Ministri i Energjitikës Dritan Prifti, duke folur për situatën mbi kaskadën e Drinit.
“Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Ekonomisë shkarkimi nga portat e Fierzës është 650 metër kub/sekondë dhe 500 metër kub/sekondë nga turbinat, në Koman derdhet nga tuneli 1500 metër kub/sekondë dhe 500 metër kub/sekondë nga turbinat dhe në Vaun e Dejës 1700 metër kub/sekondë derdhet nga tuneli dhe 560 nga turbina”, tha Prifti.
Në konferencën për shtyp, Ministri Prifti reagoi edhe ndaj deklaratave të një dite më parë lidhur me kuotat e nivelit të liqeneve.
Po kështu, një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të këtyre specialistëve ka bërë edhe drejtori i KESH –it, Muharrem Stojku.
Tv Klan