Bëmë mama të të ngjaj


Bëmë mama të të ngjaj

23:20 20/07/2019

Një ditë më parë Beyonce hodhi në treg albumin e saj më të ri, “The Lion King: The Gift”.

Albumin ajo e cilësoi si një dhuratë për Afrikën dhe menjëherë pas publikimit ai po thyen rekorde. Beyonce transmeton një mesazh shumë të fuqishëm për të gjithë njerëzit me ngjyrë duke u thënë se duhet ta duan ngjyrën e tyre të lëkurës.

Në klipin e këngës kryesore të albumit përfshihet edhe vajza e këngëtares, Blue Ivy. Ajo këndon pjesën e parë të saj, të cilën e ka shkruar vetë. Komentet për të kanë qenë të shumta.

Blue Ivy po i heq kurorën Beyonce me ‘Brown skin girl’. Kjo këngë duket se e tregon qartë se Blue ka lindur për të qenë një yll në skenë.

Klan Plus






Të ngjashme