Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur në fshatin Rinia në Durrës.
Viktima është Preng Lazri 22 vjeç. I plagosur ka mbetur vëllai i viktimës, i cili është transportuar drejt spitalit të Durrësit.
Në polici janë shoqëruar 3 persona, që dyshohet të jenë autorë të ngjarjes. Fillimisht u dyshua se vrasja ndodhi si pasojë e një konflikti pronësie.
Megjithatë sipas policisë, bëhet fjalë për një grindje që kishte nisur 6 muaj më parë mes dy familjeve që degjeneroi në përdorimin e armëve.
Tv Klan