Tendenca e modeleve të bikinit
Stilistët sugjerojnë rrobat me një krah
Kur është fjala për blerjet e bikinit nuk ka vend më të mirë frymëzimi se pasarelat e Miamit.
Në 37 vjetorin e shfaqjeve të tyre, stilistët kanë patur mundësinë të sjellin koleksionet me gjithë aksesorët e nevojshëm.
Rroba banjo me një krah do të pushtojnë plazhet verën që vjen.
Me dizenjo dhe kolore të ndryshme ato do ta shfaqin femrën akoma më elegante nën rrezet e diellit.
Tendencë do të jenë sërish prerjet me bel të lartë të cilat vijnë kryesisht me motivet floreale apo ngjyrat e forta.
Por stilistët janë kujdesur që verës 2020 të mos i mungojnë as truporet, të cilat ashtu si edhe këtë vit do jenë shumë të preferuara, shpesh të kombinuara me shaje e jo vetëm.
Kimonot e gjata deri poshtë gjurit, fundet tyl apo fustanet rrjetë e fshehin lehtë bikinin, duke i bërë femrat të ngjallin akoma më shumë kuriozitet.
Tv Klan