Skenarët për qeverinë e re të Kosovës
8 Shtatori, data e mundshme e zgjedhjeve të reja
Tetë shtatori përmendet si data për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj. Por Presidenti Hashim Thaçi ende nuk i ka ftuar partitë politike për konsulta rreth datës së këtyre zgjedhjeve.
Partitë politike kanë shprehur vullnetin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por kjo ka gjasë të mos u pëlqej ndërkombëtarëve meqë zvarritet vazhdimi i dialogut. Sipas Mushkolajt për këtë arsye ndërkombëtarët mund të insistojnë në një qeveri teknike me kryeministër konsensual.
Derisa kryeministri në largim Ramush Haradinaj është duke vazhduar aktivitetet e tij në cilësinë e kryeministrit. Ai sot ka marrë pjesë në inicimin për ndërtimin e bustit të senatorit Bob Dole në Prishtinë. Nuk ka folur për dorëheqje e as për gjykatën speciale por ka garantuar miqësi të përjetshme me SHBA-në.
“Ne jemi të gëzuar që populli i Kosovës i drejtohet me shenjë falënderimi senatorin Dole, falënderojmë Presidentin Trump për kujdesin, urojmë që miqësia me Amerikën të jetë e përjetshme.”
Ndërkohë Kryetari PDK-së Kadri Veseli ka nisur përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme. Veseli ka mbledhur kryetarët e degëve të PDK-së,të cilëve u ka kërkuar formimin e shtabeve zgjedhore.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të premten pasi që është ftuar për tu marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit nga dhomat e specializuara në Hagë.
Tv Klan