BE do të sjellë në Shqipëri një grup ekspertësh


BE do të sjellë në Shqipëri një grup ekspertësh

17:53 08/01/2010

Bashkimi Europian do të dërgojë në Shqipëri një grup ekspertësh për të kontribuar në menaxhimin e situatës emergjente të krijuar në veri të vendit nga reshjet e ditëve të fundit.

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë njofton se në pergjigje të kërkesës së një dite më parë të Shqipërisë për ndihmë ndërkombëtare, këto ditë BE do të sjellë një grup ekpsertësh, pjesë e të cilit do të jetë edhe një ekspert gjerman nga Organizata për Asistencë Teknike.

Autoritetet gjermane janë në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që koordinojnë asistencën dhe mbështetjen për Shqipërinë.

Po ashtu prej të hënës pritet që të mbërrijnë edhe specialistë italianë që do të ndihmojnë në monitorimin dhe zgjidhjen sa më të shpejtë dhe optimal të situatës hidrike në veri të vendit.

Aktualistht Komisari i lartë italian për digat ndodhet në në kaskadën e Drinit dhe sëbashku me ekspertët shqitptarë po japin kontribut në normalizimin e situatës.

Tv Klan






Të ngjashme