Shoqatat e të zgjedhurve lokale, mbështetje për Shkodrën


Shoqatat e të zgjedhurve lokale, mbështetje për Shkodrën

20:17 08/01/2010

Shoqatat e bashkive, komunave dhe qarqeve të Shqipërisë me anën e një deklarate të përbashkët kanë bërë me dije se do të mbështesin zonat e përmbytyra në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.

Ndihma do të jetë financiare dhe materiale dhe për këtë është duke u përpiluar dhe një plan masash konkrete.

Duke shprehur keqardhjen se këtë iniciativë të të zgjedhurve demokratë dhe të LSI-së nuk e kanë përqafuar dhe pushtetarët lokalë socialistë.

Përfaqësuesit e 3 shoqatave kanë shprehur gatishmërinë për të koordinuar planin e ndihmës me qeverinë qendrore, duke vendosur në dispozicion dhe Burimet Njerëzore.

Tv Klan






Të ngjashme