Shëndeti është bukuria e vërtetë
Tërmet në botën e modës. Revista e njohur dhe avangarde e kësaj industrie, “V” i ka kushtuar plot 12 faqe femrave të mbushura, të rrumbullakosura apo të shëndosha, quajini si të doni.
Këto janë imazhet e marra nga fotografi norvegjez Solve Sunsbo, i cili ka nxjerrë në pah bukurinë Extra Large të këtyre vajzave, të cilat nuk kanë frikë të zhvishen e të pozojnë me krenari .
Disa prej tyre i kanë shpëtuar vdekjes, pasi kanë hequr dorë nga karriera si modele kur agjentët i kanë kërkuar të mbajnë dieta drastike që të dobësohen. Por ka disa figura të famshme më të bukura që rrumbullakësia e të cilave i bën ato më seksi.
Megjithatë vitet e fundit bota ka regjistruar një përshkallëzim të vdekjeve në radhët e adoleshenteve nga anoreksia. Këto raste kanë shtyrë Spanjën, Francën dhe Anglinë të vendosin limite mbi masën minimale që një modele duhet të ketë për të sfiluar. Pasi janë pikërisht modelet e revistave që me fizikun e tyre tepër të dobët i shtyjnë vajzat dhe gratë t’i nënshtrohen operacioneve e dietave që të dobësohen.
Megjithatë për fotografët e revistës Glamour shëndeti është bukuria e vërtetë dhe jo e kundërta.
Tv Klan