KESH, kuotat e prurjeve dhe prodhimit në kaskada


KESH, kuotat e prurjeve dhe prodhimit në kaskada

21:20 09/01/2010

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare jep informacion mbi kuotat e prurjeve dhe prodhimin në kaskadën e Drinit dhe të Ulzës.

Kështu Fierza gjatë paradites së sotme i është afruar nivelit maksimal që është 296 metra, duke shënuar kuotën prej 292,14 metrash,  ndërkohë që prurjet kanë arritur në 650 m3/sek, nga ky hidrocentral është  prodhuar  450 MW në orë.

Duke iu referuar të dhënave të KESH, mësojmë se edhe në Koman niveli  i ujit është afruar në kufirin maksimal, duke kapur kuotën e 171. 52 metrave. Përsa i përket prurjeve ato janë 440 m3/sek duke arritur ne prodhimin e 400 MW energji.

Edhe në Vaun e Dejës niveli i ujit ka arritur në 74.27 metra nga 76 metra që është maksimalja. Prurjet kanë shkuar në 240 m3/sek dhe është prodhuar 250 MW energji.

Në Ulëz dhe Shkopet niveli i ujit ka arritur pothuaj kufirin maksimal 127.54 metra, ndërsa prurjet janë 228 m3/sek dhe prodhim i energjisë ka arritur në 45 MW.

KESH lajmëron se aktualisht nga hidrocetrali i Fierzës derdhen në total 1120 m3/sek, Komani derdh 1800 m3/sek,  Vau i Dejës 1900 m3/sek, Ulza 264 m3/sek dhe Shkopeti 280 m3/sek.

Tv Klan






Të ngjashme