Edicioni i lajmeve 29 Maj 2008, ora 19:30
Titujt kryesorë 29 Maj 2008, ora 19:30
Paditet Bollano, hoqi tabelat në gjuhën shqipe
Prokuroria e Vlorës, ka ngritur padi penale ndaj kryetarit të bashkisë së Himarës, për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe, ndërsa Avokati i Popullit, u kërkon banorëve të Himarës, të denoncojnë raste të tilla diskriminuese.
Berisha: Centrali Bërthamor, me Berluskonin
Në një intervistë për “Corriere della Sera”, kryeministri Berisha ka deklaruar se Shqipëria dotë ndërtoj centralin bërthamor në bashkëpunim me Italinë. Pr këtij projekti u shpreh dhe presidenti i asamblesë të përgjithshme të OKB-së Kevin, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
PS kërkon shkarkimin e Topallit
Edi Rama ka deklaruar se forca politike që drejton do të kërkoj shkarkimin e kryetares së kuvendit, pasi po vonon qëllimisht shqyrtimin në kuvend të 5 dekreteve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Por sipas Topallit shqyrtimi është brenda afateve.
Presidenti Topi, i ftuar sonte në Opinion
I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, presidenti i republikës Topi, do ti përgjigjet sonte interesit publik, në lidhje me zhvillimet më të fundit në vend. Dyshimet kushtetuese, legalizimet, kthimin e pronave dhe mjaft çështje të tjera.
Thaçi: Mund të bashkëpunoj me BDI
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, ka deklaruar se partia e tij mund të bashkëpunoj me BDI e Ali Ahmetit pas zgjedhjeve të 1 Qershorit. Ndërkohë që në vend vijojnë intesivisht takimet elektorale.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 29 Maj 2008, ora 19:30 – Spikerë: Reis Çiço dhe Fioralba Mishaxhi