Berisha, mesazh ngushëllues për ish-presidentin maqedonas Glikorov (03 Janar 2012)
Në një mesazh ngushëllimi dërguar kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski dhe familjes së të ndjerit Kiro Gligorov, kryeministri Berisha thotë se ndarja nga jeta e ish –presidentit është një humbje e madhe për Maqedoninë dhe miqtë e saj në Rajon dhe në Botë.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon në këtë mesazh se, si themeluesi i shtetit të pavarur të Maqedonisë dhe presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i saj, Kiro Gligorov dha një kontribut të çmuar në paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe të rajonit të jugut të Ballkanit si dhe në bashkëpunimin rajonal.
Ai vlerëson se Gligorov, me urtësi dhe vendosmëri përballoi përpjekjet për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë, nën ombrellën e Serbisë si dhe përpjekje të tjera që synonin skenarë të tjerë për këtë vend mik./tvklan.al