Lundrim me kanoe në Buna
“Miqtë e Taraboshit” afrojnë të rinjtë me natyrën
Shkodra të ofron shumë mundësi, ku mund të eksplorosh pa fund. Të shijosh ujin, ajrin e pastër dhe natyrën mahnitëse. Një zgjedhje e veçantë është lundrimi me kanoe. Klubi ‘Miqtë e Taraboshit” ka nisur një projekt për të orientuar fëmijët dhe të rinjtë drejt natyrës.
Alket Camaj, instruktori i kanotazhit merret me pjesën e trajnimit për fëmijët se si duhet të vozisin një kanoe në lumë. Të vegjëlve u duket një eksperiencë e bukur, por e vështirë.
Për të dëshmuar eksperincën e tyre klubi i fëmijëve shënon edhe shtigjet e ecjes në Malin e Taraboshit, duke filluar nga rruga Shkodër-Shirokë e deri në fshatin Zues, që është e gjatë për rreth 5 km .
Për drejtuesit e këtij projekti kjo shërben për socializimin e të rinjve dhe shëndetin e tyre.
Pjesë e rëndësishme e rajonit të Shkodrës është edhe jeta e egër, të cilën kanë menduar ta sjellin përmes një foto ekspozite.
Tv Klan