Në Dardhën e turizmit
Aty ku banorët kanë kthyer shtëpitë në bujtina
Sapo i afrohesh Dardhës, kupton arsyen pse fshati, që ndahet nga më pak se 20 km nga Korça, është kthyer në epiqendrën e turizmit malor. Pozicionuar rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit, me natyrë e peisazh magjepsës dhe i mikëpritur ngrohtësisht nga vendasit, pushimet këtu jane idilike.
Kapacitetet akomoduese janë shtuar vit pas viti. Kurse banorët e vjetër janë rikthyer dhe kanë transformuar shtëpitë në bujtina, ku vizitorët qëndrojnë gjithë verën.
Për dardharët, turizmi është traditë e trashëguar dhe mësuar prej të parëve, emigruar përtej oqeanit dhe që po arrin shekullin, duke u konsoliduar si një industri konkurruese.
Dardha,mbetet destinacioni më i preferuar në të gjitha stinët, por vera sjell në fshatin piktoresk edhe adhurues të aventurës dhe natyrës së patjetërsuar.
Tv Klan