Të luash në plazh me Lionel Messi
11-vjeçari u argëtua me yllin argjentinas
Mackenzie u gjend rastësisht në plazh në atë moment ku ndodhej Lionel Messi në lojën e improvizuar në një resort në Antigua.
Mamaja e 11-vjeçarit fatlum nuk e kishte kuptuar se i biri ishte përballë njërit prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kur djali i kishte thënë emrin, kishte kërkuar në internet për të mësuar më shumë për yllin e Barcelona dhe Argjentinës.
“Unë nuk jam një tifoze futbolli, por kur im bir më tha që ai zotëria quhej Messi, kërkova në Google për të kuptuar kush ishte. Atëherë e mora vesh që nuk ishte një futbollist i zakonshëm” – deklaroi e ëma e 11-vjeçarit.
Lionel Messi kishte kaluar disa momente me fëmijët në plazh ku ndodhej dhe djali i tij i madh Thiago.
Tv Klan