Tërmeti i Qershorit u shkatërroi shtëpitë


Tërmeti i Qershorit u shkatërroi shtëpitë

16:37 24/07/2019

Banorët e Qafëzezit protestojnë para bashkisë Kolonjë

Banorët e fshatit Qafëzez, që u godit nga tërmeti i Qershorit protestuan paraditen e të mërkurës para bashkisë së Kolonjës. Ata kërkuan ndërtimin e shtëpive, të cilat u shkatërruan dhe dëmtuan nga lëkundjet sizmike. Banorët janë të shqetësuar se dimri do t’i gjejë në qiell të hapur.

Banorët kanë rezerva edhe për procesin e vlerësimit të dëmeve, i cili sipas tyre është selektiv. Ata këmbëngulin që t’ju ndërtohen shtëpitë, ashtu si banorëve të Floqit dhe proçesi të përfundojë pa ardhur dimri.

Të prekurit nga tërmeti paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit, deri në bllokimin e rrugëve nacionale.

Tv Klan






Të ngjashme