Miratohet fondi i rritjes së rrogave për uniformat blu (19 Nëntor 1998)
Sipas Agjensisë Zyrtare të Lajmeve, duke nisur që sot të gjitha strukturat e policisë, do të shpërblehen nga fondi i solidaritetit. Ky fond i miratuar disa kohë më parë nga Parlamenti Shqiptar është konfirmuar dhe një herë nga ministri i Rendit Petro Koçi gjatë një takimi me krerët e policisë së Tiranës.
Ministri në këtë takim ka falenderuar edhe njëherë policinë e kryeqytetit për gatitshmërinë e lartë ndaj ndeshjes mes kombëtarëve të Greqisë dhe Shqipërisë.
Synohet që gjatë miratimit në Parlament për rritjen e rrogës së uniformave blu, policia të jetë më e angazhuar për mbushjen e detyrave të saj./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe