Intervista e Fatos Nanos para zgjedhjeve lokale të vitit 2000


Intervista e Fatos Nanos para zgjedhjeve lokale të vitit 2000

Autori: Blendi Fevziu

23:00 13/09/2000

“Do të jemi në një intervistë me kryetarin e Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrin Fatos Nano. Duke filluar nga mbrëmja e sotme, 13 Shtator 2000, e deri më 1 Tetor kur do të mësoni kandidatët fitues të zgjedhjeve lokale, Tv Klan do t’iu shoqërojë me një emision që do të titullohet “Lokale 2000”. Këtë seri emisionesh e nisim me kryetarin e PS, Fatos Nano ku do të diskutojmë për problemet e fushatës, angazhimet e partisë që ai përfaqëson dhe programin e Partisë Socialiste, por edhe atë të Partisë Demokratike”, kështu e nisi intervistën me kreun e PS Fatos Nano, drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu.

Gjatë intervistës Nano u shpreh se fushata e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2000 do të ishte e karakterizuar nga komunikimi me zgjedhësit.

“Unë do të doja që njerëzit të kuptonin se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga ky vend. Besoj se me këto zgjedhje do të ndodhë një hap i rëndësishëm për t’i dhënë përgjigje disa fenomeneve që janë tërhequr zvarrë në këto 10 vjet dhe që nuk mund të vazhdojnë të pengojnë më zhvillimin e Shqipërisë në rrugën e Integrimit Evropian. Me koalicionin Aleanca për Shtetin ne u përpoqëm shumë seriozisht, por lindën kontradikta që na krijuan bindjen se kishim kuptime të ndryshme për qeverisjen. E ardhmja e politikës në vend është bashkëpunimi i së majtës moderne me shoqërinë civile. Fushata jonë në këto zgjedhje është e karakterizuar nga komunikimi me zgjedhësit për të qeverisur më gjerë”, u shpreh Nano./tvklan.al  






Të ngjashme