Boris Johnson merr detyrën
“Gati të dalim nga BE më 31 Tetor”
Pasi pranoi ftesën nga Mbretëresha Elizabeta e II, Boris Johnsoniu drejtua selisë së qeverisë në “Downing Street 10”, për të marrë detyrën e Kryeministrit të Britanisë së Madhe.
I ardhur në pushtet si flamurtar i shkëputjes së vendit nga Bashkimi Europian, Johnson premtoi në fjalimin e parë zyrtar se Brexit do të përmbyllet me çdo kusht, qoftë edhe pa marrëveshje me Brukselin.
“Do të përmbushim premtimet e përsëritura të parlamentit ndaj popullit dhe do të dalim nga BE më 31 Tetor. Është kohë të veprojmë, të marrim vendime, të kemi një lidership të fortë e të ndryshojmë këtë vend për mirë”.
Ashtu siç pritej, fjalimi i shefit të qeverisë ndau më dysh opinionin. Krahas mbështetësve të tij, kryesisht nga radhët e konservatorëve, Johnson u kritikua ashpër Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon. Duke nënkuptuar se Johnson kërkon të kopjojë Donald Trump-in, Sturgeon huazoi parullën e famshme të presidentit amerikan, duke thënë se fjalimi i kryeministrit të ri ishte i shkëputur nga realiteti.
Përpara se të merrte detyrën te Mbretëresha, kryeministri u bë pjesë e një incidenti. Eskorta e tij u bllokua nga disa aktivistë të klimës, të cilët kërkonin të tërhiqnin vëmendjen e shefit të ri të qeverisë për emergjencën globale klimatike.
Tv Klan