Zhvillohet ankandi i obligacionit (04 Janar 2012)
Ministria e Finacave ka hedhur për herë të parë në treg nëpërmjet ankandit, obligacionin ose letrat me vlerë të qeverisë me një afat 3 –vjeçar.Vlera e obligacioneve është 1.5 miliardë lekë.
Kjo nismë e qeverisë pritet të ulë koston e përgjithshme të shlyerjes së borxhit. Interesi i këtij borxhi është 8.56 % dhe afati i shlyerjes është i gjatë. Të gjithë subjektet, përfshirë edhe individët, që blejnë këtë borxh, kanë mundësinë të përfitojnë interesa më të larta.
Bonot e thesarit mbeten një alternativë e leverdisshme investimi për qytetarët, pasi normat e interesit janë relativisht të larta ndërsa risku është zero.
Sipas rregullores së financave, subjektet të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand për blerjen e obligacioneve janë bankat e nivelit të dytë, të cilat kanë edhe licensën përkatëse për këtë proces.
Periudha e emetimit të këtij ankandi do të jetë data 6 e ketij muaji ndërsa data e maturimit do jete 6 janari i vitit 2015./tvklan.al