Deklarimi i bizneseve do të kryhet online (04 Janar 2012)
Që prej 1 janarit të këtij viti të gjitha bizneset nuk do ti dorëzojnë më dorazi në Zyrat e Tatimeve listpagesat për sigurimet shoqërore të punonjësve.Ky proces tashmë është dixhitalizuar dhe të gjitha bizneset duhet ti deklarojnë online nëpermjet internetit.
Ky proces sipas tatimeve i hap rrugën edhe dixhitalizimit të sigurimeve shoqërore,ku çdo qytetar i punësuar mund të shohë nëpërmjet internetit të gjtha kontributet që janë derdhur në numrin e tij personal.
Sipas Tatimeve ,kjo është hallka e fundit e dixhitalizimit të të gjithë procesit të deklarimeve tatimore./tvklan.al