Zgjedhjet Lokale 2000, portret i Edi Ramës


Zgjedhjet Lokale 2000, portret i Edi Ramës

Autori: Blendi Fevziu

22:29 29/09/2000

Edi Rama nën cilësinë e kandidatit të kreut të baskisë Tiranë dha një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ndryshe nga ato çfarë jemi mësuar të dëgjojmë nëpër studiot televizive teksa flet për ndryshimet që do të sjell nëse vjen në krye të bashkisë, në intervistën e datës 29 Shtator 2000, Rama rrëfeu më shumë për veten e tij.

“Nuk është e lehtë të flasësh për veten, por kur njeriu ka një jetë si e imja nuk ka asnjë problem për të thënë gjithçka që ju dëshironi të dini dhe që me gjasë i intereson edhe spektatorit. Unë kam lindur në Tiranë, babai im ka ardhur në Tiranë në rininë e tij. Nga ana tjetër ime më është me prejardhje nga jugu i Shqipërisë. Unë kam lindur në Tiranë dhe jam rritur këtu. Kam pasur pasion shumë të madh për pikturën, kam shkuar në Liceun Artistik, më pas në Universitetin e Arteve, më pas kam qenë pedagog aty. Im atë ka qenë rezistent ndaj idesë time për t’u marrë me pikturë, nuk donte. Ai mendonte se ishte më mirë të vazhdoja gjimnazin. Ngula këmbë, kam derdhur lot dhe më pas edhe ai u bind dhe unë hyra në këtë rrugë që e kam vazhduar që 3 vjeç. Që i vogël kam pasur probleme me azmën dhe u futa në basketboll me nxitjen e prindërve me mendimin që të luftoja këtë problem që kisha. Me sportin shpëtova veten time dhe arrita të njoh një botë tjetër. Sporti është një botë fantastike dhe të mëson solidaritetin dhe të edukon ndjenjën e punës në ekip”, tha Rama./tvklan.al






Të ngjashme