Partizani humbet me Sheriff Tiraspol


Partizani humbet me Sheriff Tiraspol

20:05 25/07/2019

Sfida vendoset nga 1 gol në pjesën e parë

Partizani e humbi përballjen e parë në Europa League me Sheriff Tiraspol, që pati në fushë edhe Liridon Latifin për pjesën e parë. Skuadra e Franco Lerda u mund me rezultatin 1-0 në takimin e luajtur të enjten në Tiranë. Partizani nuk tregoi të njëjtën lojë si me Qarabag. Hordiienko humbi një shans të mirë në minutën e 10’, duke mos shënuar me portën e boshatisur.

Të kuqtë u përpoqën të rrezikonin me Melo, por pa sukses. Goli i avantazhit për skuadrën moldave u realizua në mesin e pjesës së parë. Hoxha arriti të grushtojë goditjen e Kendysh, por jo atë të Tambe, i cili shfrytëzoi rreshtimin e mbrojtjes. Çinari shpërdoroi një rast të mirë shënimi në fillimin e pjesës së dytë. Ndryshimet e trajnerit Lerda sollën më shumë aksione, por jo golin e barazimit.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 1 Gusht në Tiraspol, ku do të vendosë edhe ekipin që do të shkojë në turin e tretë të Europa League.

Tv Klan






Të ngjashme