Nuk i dhanë ndihmë të aksidentuarve, në hetim stafi Spitalit të Lushnjës (05 Janar 2012)
Prokuroria e Lushnjës po heton personelin e spitalit të këtij qytetit, në lidhje me vdekjen e 67-vjeçarit Enver Saraçi, më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Ai gjeti vdekjen gjatë aksidentit hekurudhor që ndodhi në këtë datë dhe sipas prokurorisë, nuk i është ofruar ndihma e nevojshme menjëherë pas ngjarjes nga personeli i spitalit, i cili nuk ka dërguar asnjë ekip në vendin e aksidentit.
Denoncimi për këtë akuzë është bërë nga familjarët e viktimës, sipas të cilëve I aksidentuari ka qëndruar në pritje të mbërritjes së ambulancës nga spitali për thuajse një orë në vendngjarje. Prokuroria ka kontrolluar tabulatet telefonike e numrin të urgjencës së spitalit dhe në dokumentacionin e sallës operative të policisë, për të verifikuar veprimet e këtyre dy institucioneve për këtë rast, përpara se të dalë në një përfundim mbi ngjarjen./tvklan.al