Tadiç, vizitë në Kosovë (05 Janar 2012)
Presidenti serb Boris Tadic do të vizitojë serbët që jetojnë në Pejë e Deçan këtë të premte për Krishtlindjet Ortodokse. Këtë lajm për presidentin serb e pohoi zëdhënësja e tij Jasmina Stojano.
Autoritetet kosovare dhe ndërkombëtare e kanë lejuar këtë vizitë, pasi nga zyra e Tadiç u konfirmua se ai nuk do të flasë politikisht. Edhe pse kështu ka ndodhur dhe herë të tjera, Tadiç e ka të pamundur të mos përmbahet dhe të thotë që Kosova është pjesë e Serbisë./tvklan.al