Rama: Në Shqipëri nuk ka as të majtë dhe as të djathtë, kjo është absolute


Rama: Në Shqipëri nuk ka as të majtë dhe as të djathtë, kjo është absolute

Autori: Blendi Fevziu

18:11 17/04/2003

Programi politik i Partisë Socialiste dhe mënyra se si po zbatohet  ka qenë një nga temat më të diskutuara dhe që i është dhënë rëndësi e madhe edhe në media. Një temë në dukje teorike, por që realisht dikton në jetën e përditshme të qytetarëve. Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, kryetari bashkisë Tiranë Edi Rama, analisti Fatos Lubonja, ministri i Ekonomisë Arben Malaj dhe Artan Fuga profesor.

Ishte libri i profesor Artan Fugës titulluar “Majtas” ai që ngacmoi debatin dhe që synon të fusë në skanerin e së majtës botërore programin politik të PS.

“E majta ka pasur parasysh gjithmonë që në një ekonomi tregu ku konkurrenca është e ashpër të afirmojë vlerat e humanizmit jo vetëm në planin njerëzor, por edhe në aspektin social-ekonomik”, tha Fuga.

Lidhur me temën kreu i bashkisë Tiranë u shpreh se në Shqipëri nuk ka as të majtë dhe as të djathtë pasi sipas tij situata është e disfavorshme për të pasur politika të majta apo të djathta.

“Unë kam dy vlerësime, i pari është që Shqipëria në 1990 ishte në ekstremin e majtë dhe filloi të lëvizte drejt qendrës me Partinë Demokratike dhe pastaj nga qendra ka filluar të lëvizë drejt së djathtës ekstreme me Partinë Socialiste është sipas meje  është një veprim surrealist, pra një ëndërr. Gjithkush ka të drejtë të shikojë ëndrra. Nëse Partia Socialiste mori pushtetin më 1997, në një moment kur Shqipëria ishte në qendër atëherë do të më falni por nuk e ndjek dot më fillin e bisedës. Nëse momenti ku gjendet sot Shqipëria është një moment ku po shkojmë drejt ekstremit të djathtë prapë nuk e gjej fillin e bisedës. Vlerësimi im i dytë është që nuk është aspak e vërtetë që PS ishte pjellë e së majtës ekstreme dhe PD pjellë e diçkaje tjetër. Unë mendoj se s’ka lidhje me atë të majtë. Mendoj se edhe PD edhe PS dhe gjithë të tjerat ishin pjellë e së njëjtës parti, të së njëjtës shtresë, filozofi etj. Politika shqiptare ka lëvizur në këtë drejtim pavarësisht partive. Për mua në Shqipëri nuk ka as të majtë dhe as të djathtë, që të kuptohemi. Nëse sot në gjithë botën demokratike bëhet një debat shumë i madh dhe mezi shquhen kufijtë mes tyre, para një jave një nga vendet më të dalluara për politikat sociale që është Gjermania bëri një nga reformat më radikale në drejtim të sistemit të mbrojtjes sociale. E bëri sepse nuk ka mundësi ta evitojë. Si përfundim them që në Shqipëri nuk ka as të majtë dhe as të djathtë dhe është absolute kjo, për arsye se në Shqipëri jemi në një fazë krejtësisht të disfavorshme për të pasur luksin për politika të majta dhe të djathta”, tha Rama.

“Edhe unë e pranoj që në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë, por ka dy të djathta. Kemi një proces liberalizimi të ekonomisë dhe proces pasurimi dhe ky proces erdhi gradualisht. Kur PS erdhi në pushtet gjeti një pjesë të nomiklaturës që ishin pasuruar dhe i jepnin dhe një shtysë kësaj partie. Këtu nis edhe shkuarja djathtas. Ky pasurim erdhi duke u rritur dhe kur arrin shteti të thotë jam avokat i biznesit atëherë është bërë palë. Ideja e një shteti social është mbrojtës i shtresave sociale”, tha Lubonja./tvklan.al






Të ngjashme