Pse proteston opozita?


Pse proteston opozita?

Autori: Blendi Fevziu

22:52 08/04/2004

Zhvillimet politike të muajit të fundit që lidhen me protestat e opozitës në disa prej qyteteve të vendit kanë qenë tema e debatit të emisionit “Opinion” në Tv Klan.

Maxhoranca ndërkohë ka qenë kundër këtyre protestave dhe nuk ka pranuar të negociojë disa prej kërkesave të tyre.  

Për të diskutuar lidhur me këto zhvillime dhe protesta ishin të ftuar në studion e“Opinion” katër personalitete të jetës politike në vend Gramoz Ruci, Skënder Gjinushi, Preç Zogaj dhe Ridvan Bode.

“Ajo që është duke ndodhur realisht nuk është një protestë, por një lëvizje qytetare dhe politike nën siglën “Nano ik”. Kjo lëvizje qytetarë ka për bazë reagimin përballë situatën në të cilën ndodhemi duke filluar nga vështirësitë ekonomike, papunësinë dhe varfërinë”, tha Bode.

“Ky është një element i ri në shoqërinë shqiptare dhe është normal. Përderisa opozita kërkon të thellohen reformat, atëherë kjo ka një kosto politike dhe sociale. Opozita ka kërkuar që lëvizjen e saj politike ta shndërroj në qytetare, por nuk e ka arritur dot”, tha Ruçi./tvklan.al






Të ngjashme