IKMT prish 35 objekte në aksin Milot-Rrëshen

Foto ilustrim

IKMT prish 35 objekte në aksin Milot-Rrëshen

12:32 31/07/2019

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në aksin kombëtar rrugor Milot-Rrëshen.

Sipas një njoftimi për shtyp nga ky Inspektorat, përgjatë këtij segmenti janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte me funksion shërbimi-tregtimi, kryesisht me konstruksione metalike.

Sipas IKMT këto objekte përveçse pa leje, janë edhe burime të rrezikshme për aksidente rrugore.

IKMT thotë se ka gjetur mirëkuptim edhe nga shumica e poseduesve të këtyre objekteve, që kanë nisur t’i çmontojnë vetë elementët./tvklan.al






Të ngjashme