Kënde lojërash në kufirin me Meksikën
Trump krenohet për politikat kundër racizmit
Edhe pse të ndarë nga muret që u kanë ngritur të rriturit, këta fëmijë kanë gjetur mënyrën për t’u bashkuar në të dyja anët e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Të ndihmuar edhe nga aktivistët pro-emigrantëve, fëmijët e familjeve të ndara në kufirin mes dy vendeve i shndërruan këto barriera kufitare në kënde lojërash përmes këtyre kolovajzeve.
Aktiviteti i titulluar “Lartë e poshtë” u organizua pak ditë pasi gjykata supreme në Shtetet e Bashkuara i dha të drejtë Presidentit amerikan në përdorimin e 2.5 milardë dollarëve nga fondet e ushtrisë për ngritjen e murit. Përveçse si anti-emigrant, Trump është akuzuar shpesh edhe për racizëm, por ai dha argumentet e tij kundër, në një intervistë televizive.
“Shihni çfarë kam bërë për afro-amerikanët me reformën e suksesshme të kodit penal, të cilën Obama nuk e arriti, por edhe me politikat e punësimit që e kanë çuar papunësinë tek kjo shtresë në rekordet më të ulëta në histori.”
Ndaj Trumpit u ngrit një furtunë kritikash, kur lëshoi fjalë fyese ndaj një kongresisti demokrat nga Baltimora, të cilin e quajti “të shpifur dhe mi”.
Tv Klan