Parashikimi i motit 1 Gusht
Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë me kthjellime si dhe vranësira të herëpashershme edhe ditën e enjte, ku më të dukshme do të jenë ato në zonat malore, duke e lënë Ultësirën Perëndimore me kthjellime.
Edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 15 gradë Celsius në mëngjes në maksimumi 36 gradë Cesius në mesditë.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 45 km në orë, në drejtimin kryesisht veriperëndimor, dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë. /tvklan.al