U vinin gjoba qytetarëve, 2 në pranga
I morën 7500 Euro një personi duke e kanosur
Dy persona u vunë në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim në një operacion të policisë së Tiranës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi akuzohen se u vendosnin gjoba qytetarëve të ndryshëm me anë të kërcënimeve.
Në pranga u vu Edmond Gecaj, 30 vjeç dhe I.B., 18 vjeç ndërsa në kërkim u shpall një 35 vjeçar, të gjithë banues në Tiranë.
Ata dyshohen se i kanë vendosur gjobë 12 mijë Euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7500 Euro.
Edmond Gecaj është me precedentë penalë, pasi në 2016-ën u arrestua se tentoi të vriste ish-presidentin e klubit të Korabit për shkak të një borxhi.
Tv Klan