Dhunoi gruan në oborrin e QSUT-së
Shoqërohet Ramazan Rraja, pezullohet policia që nuk veproi
Është ora 7 e 30 e mëngjesit e datës 31 Korrik kur në oborrin e Qendrës Apitalore Universitare Nënë Tereza shfaqet një i ri teksa dhunon barabarisht një grua.
Siç shihet në këtë video amatore që u shpërnda në rrjetet sociale pasi e kap nga flokët i riu e rrëzon gruan në tokë dhe fillon ta godasë me shkelma.
Për çudi askush nuk ndërhyn për të ndaluar të riun ndonëse e gjithë skena po zhvillohet para spitalit publik më të madh të vendit.
Edhe një efektive e policisë që është sinjalizuar për incidentin vetëm sa e këshillon të riun të largohet.
Pas qarkullimit të pamjeve të dhunës në rrjetet sociale policia njoftoi paraditen e së shtunës se shoqëroi në komisariat dhe procedoi në gjendje të lirë Ramazan Rrajën.
26 vjeçari është nipi i deputetit socialist të Fushë Krujës Rrahman Rraja, djali i të cilit dhe e dashura e tij Xhisiela Maloku pak kohë më parë u bënë protagonist të një tjetër historie dhune. Nga detyra u pezullua edhe efektivja e policisë që nuk ndërhyri për të ndaluar të riun të dhunonte gruan.
Tv Klan