Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 58- vjeçari
Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të diele rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane, Mirditë.
Policia njofton se Gj.P., 58 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij ku si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al