Tsunami në Azinë Jugore
Autori: Blendi Fevziu
22:26 06/01/2005Tsunami në Azinë Jugore është bërë epiqendra e mediave botërore. Numri i të vdekurve si pasojë e tij ka arritur në rreth 150 mijë, dhjetra deklarohen të zhdukur dhe qindra të plagosur. Tsunami në Azinë Jugore është cilësuar si një nga tragjeditë më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore dhe është kthyer në sfidë të solidaritetit njerëzor.
“Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu i ka kushtuar një puntatë të emisionit kësaj tragjedie dhe për të diskutuar mbi të ishin të ftuar në studio Luan Hajdaraga zv.ministër i Jashtëm, Besnik Mustafaj deputet, Erion Veliaj drejtues i MJAFT, Neritan Ceka politikan dhe Mehil Cuni vullnetar ndihmës mjek.
Gjatë emisionit Hajdaraga deklaroi se sipas informacioneve nuk ka viktima me kombësi shqiptare./tvklan.al