Pranga adoleshentit, vodhi një sërë marketesh në zonën e plazhit
Policia e Kavajës, nën drejtimin e Prokurorisë së këtij qyteti, pas një pune të organizuar finalizuan operacionin “Shëtitësi”, ku u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes së marketeve dhe minimarketeve në zonën e plazhit të Golemit në Kavajë.
Si rezultat i operacionit u arrestua 18 vjeçari me inicalet A. L, , banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit ka vjedhur në 4 markete dhe 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimorë dhe pije alkoolike e freskuese.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al