Policia injoroi sinjalizimet për masakrën
Trump pritet me protesta në Ohio dhe El Paso
Vetëm pak ditë pas masakrës në El Paso, detaje të reja dalin në dritë rreth ngjarjes që la 22 viktima e dhjetëra të plagosur. Nëna e autorit të sulmit në qendrën tregtare, Patrik Krusius, njoftoi policinë disa javë përpara, pasi ishte e shqetësuar se i biri mbante një automatik. Por siç raporton CNN, përgjigjja e policisë ndaj shqetësimit të së ëmës ishte se të birit 21-vjeçar Patrik, i lejohej me ligj të blinte një armë tillë.
Këto zhvillime rikthejnë vëmendjen te siguria e ulët që ka sjellë në Shtetet e Bashkuara liberalizimi i armëve dhe politikat lehtësuese për tregtinë e armëve të zjarrit të ndjekura nga presidentit Trump. Ky i fundit, pas një sërë masakrash në shkollat amerikane, sugjeroi edhe armatosjen e mësuesve. Presidenti vizitoi të mërkurën vendet ku ndodhën masakrat, El Pason dhe Dejtonin në Ohajo, ku në të njëjtën ditë u vranë 9 persona të tjerë. Trump lavdëroi ekipin mjekësor dhe tha se politika është e bashkuar.
Donald Trump – president i SHBA-ve: Kaluam një ditë të mrekullueshme. Mjekët kanë bërë një punë të pabesueshme, në të dy vendet.
Por presidenti u prit me protesta në të dy vendet. Trump konsiderohet si nxitës i racizmit dhe përgjegjës për liberalizimin e armëve.
Megjithatë, sipas sondazheve të publikuara së fundi nga Nju Jork Time presidenti amerikan e ka rritur mbështetjen e tij popullore. Teksa fushata presidenciale ka filluar, mandati i dytë presidencial për Trumpin, është pranë.
Tv Klan