Gjendet një person i pajetë në një kanal me ujë
Sarandë – Një person është gjetur i pajetë në një kanal me ujë mëngjesin e sotëm rreth orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë.
Referuar policisë viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.
Policia njofton se 45-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak dhe po punon për identifikimin e tij./tvklan.al