Arben Imami: Aleanca Demokratike e interesuar që koalicioni të funksionojë
Autori: Blendi Fevziu
23:55 21/02/1999Arben Imami, një nga emrat e njohur të politikës shqiptare. Ai ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu për të folur rreth kontradiktave që janë krijuar mes Partisë Socialiste dhe partisë Aleanca Demokratike që kanë krijuar tensione brenda koalicionit të maxhorancës.
Imami u shpreh se Aleanca Demokratike ka qenë dhe vazhdon të jetë e interesuar që koalicioni të funksionojë.
“Partia Aleanca Demokratike ka qenë dhe vazhdon të jetë e interesuar që koalicioni të funksionojë. Vendimet duhet të merren në formën e konsultave, është e nevojshme të merren në kontakt me partitë që përbëjnë koalicionin. Kjo gjë nuk u bë dhe tashmë ka një propozim që ndryshon pak”, tha Imami./tvklan.al