Tentoi të kalojë kufirin me pasaportë false, pranga turkut


Tentoi të kalojë kufirin me pasaportë false, pranga turkut

15:10 09/08/2019

19-vjeçari u arrestua në Rinas

Një 19-vjeçar turk është arrestuar nga policia e Rinasit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar. Gjatë kontrolleve atij i është gjetur pasaporta origjinale turke për të cilën ka kaluar një kontroll, dhe pasaporta e falsifikuar franceze me të cilën ka tentuar të kalojë drejt vendeve të BE-së.

Gjatë ditëve të fundit, janë konstatuar 10 tentativa për kalim kufiri drejt BE-së me dokumente të falsifikuara. Sipas të dhënave të policisë rezulton se kryesisht shtetas turq, të cilët vijnë nga Kosova me pasaporta të rregullta turke përdorin Rinasin si tranzit, por me pasaporta të falsifikuara të vendeve të BE-së.

Tv Klan






Të ngjashme