Besnik Mustafaj: Nevoja për liri më shtyu drejt politikës
Autori: Blendi Fevziu
23:06 27/02/2000Besnik Mustafaj, shkrimtari i njohur dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Paris mbanë tashmë postin e përgjegjësit të marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.
Shkrimet e tij janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë të botës dhe siç shprehet ai intervistën përballë gazetarit Blendi Fevziu për emisionin “Opinion” drejt politikës e ka shtyrë nevoja për liri.
“Angazhimi im në politikë ka nisur herët, në fund të viteve 80-të. Mua drejt politikës më ka çuar nevoja për liri. Unë kam mendimin se liria është një realitet që nuk dhurohet, por sigurohet përmes politikës. Marrëdhëniet e mia me politikën janë kristalizuar, por nuk kanë ndryshuar. Politika më intereson shumë si shkrimtar dhe jo si aktivitet për tu zhvilluar vetë. Kam një marrëdhënie gati pasiononte me politikën, por një marrëdhënie refuzimi me pushtetin dhe kjo është arsyeja përse nuk kam marrë funksione shtetërore”, tha Mustafaj./tvklan.al