Basha: Rama, përfituesi kryesor i informalitetit
Kontrabandë me naftën, cigaret e kafenë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një deklaratë ndaj aksionit kundër evazionit fiskal. Ai e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur pasuri e luks për vete dhe ka krijuar papunësi, varfëri dhe pasiguri për njerëzit.
Basha thotë se Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit.
Sipas tij në vetëm 6 muaj në arkën e shtetit mungojnë 63 milionë Euro nga TVSH dhe 25.2 milionë Euro nga taksat nacionale, taksat doganore dhe akcizat.
Basha thotë gjithashtu se nga kontrabanda e naftës dhe cigareve në 6 muaj janë zhdoganuar14 mijë ton më pak karburant, 32 tonë më pak cigare dhe 292 tonë më pak kafe, se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Tv Klan