Topalli: Dëmshpërblim për të gjithë të dëmtuarit


Topalli: Dëmshpërblim për të gjithë të dëmtuarit

19:30 10/01/2010

Gjatë inspektimit në zonat e përmbytura  në bregun e Bunës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli  tha se qeveria eshte angazhuar maksimalisht në përballimin e situatës. Sipas saj, të gjitha strukturat shtetërore janë në krah të popullsisë së dëmtuar, ndihmë që është përshëndetur edhe nga vetë banorët.

 “Nga mbrëmë edhe në Bunë ka vazhduar të rritet niveli me 6 cm. Helikopterët vazhdojnë të vijnë këtu për të ndihmuar me ushqime, me ilaçe, me çdo gjë që kanë nevojë banorët. Shtabi vazhdon të marrë masa çdo minutë, çdo orë për të ndjekur situatën dhe zhvillimet e fundit edhe në këtë zonë, ashtu si edhe në Murriqan, Shirokë e zonat e tjera. Janë 38 varka të vëna në dispozicion në Dajç. Po ashtu dy skafe, makina transportuese, amfib. Besoj se situata është nën kontroll”, tha Topalli.

Pasi ndoqi nga afër operacionin e evakuimit dhe shpërndarjes së ndihmave në lagjen Livadh, kryeparlamentarja përshëndeti banorët për solidaritetin e treguar.

 “Ne, deputetët, Shtabi i Emergjencës, ushtria dhe policia jemi të gjithë këtu për t’ju gjendur pranë e për t’ju dhënë ujë e ushqime dhe po ashtu do të dëmshpërblejmë të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmytja”, shtoi Topalli.

Në një tjetër takim me banorët e evakuuar në hotel Rozafa, kryeparlamentarja Topalli garantoi angazhimin maksimal për akomodimin e të gjithë të shpërngulurve.

Tv Klan






Të ngjashme