Berisha: Shmangëm katastrofën njerëzore


Berisha: Shmangëm katastrofën njerëzore

15:42 11/01/2010

Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në Shkodër, Kryeministri Sali Berisha tha se ajo çfarë përjetoi kjo zonë në më shumë se dy javë përbën një nga ngjarjet më ekstreme natyrore, që nuk ka ndodhur  prej të paktën 100 vitesh.

Duke iu referuar të dhënave të instituteve nderkombetare metereologjike, Berisha tha se Shkodra përjetoi gjendjen më të jashtëzakonshme, kur prurjeve të frikshme të lumit Drin iu shtuan temperaturat e larta të fund Dhjetorit, që shkrinë borën, duke u kthyer në kërcënuese për këtë zonë.  Por kjo situatë tha kryetari i qeverisë ndeshi në përgjigjen më të fortë operacionale, duke shmangur mbi gjithçka katastrofën njerëzore.

Rreth 5 mijë persona të evakuuar, bashkë me ta një operacion po aq i suksesshëm në shpëtimin e gjësë së gjallë, duke vënë në fuksion sic tha kryemsinitri, në të katër anët e Shkodrës rrjetin më të fuqishëm të ndihmës dhe shpëtimit. Por sigurisht si përparësi në gjithë këtë përpjekje kryetari i qeverisë i vendosi rimëkëmbjen e shpejtë të kësaj zone.

Gjithë panoramës së këtij operacioni të suksesshëm, që mbërriti të shmangë katastrofën,  kryeministri i shtoi dhe rolin e KESH dhe Ministrisë së Energjitikës në menaxhimin e prurjeve dhe derdhjeve në kaskadën e Drinit.  

Berisha ritheksoi edhe një herë nga Shkodra se sistemi i digave në Shqipëri është i sigurt dhe nuk përbën asnjë kërcënim për banorët në zonat e përmbytura.

Megjithë përmirësimin e situatës krahasuar me ditët më parë, kryetari i qeverisë tha se evakuimi do të vijojë të mbetet angazhim kryesor.

Kryetari i qeverisë ishte edhe në fshatin Kuç të komunës Guri i Zi në Shkodër, një nga fshatrat më të dëmtuar nga përmbytjet. Edhe në Kuç kryesministri garantoi banorët se qeveria do të kompesojë për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Kryeministri garantoi për ndërhyrje të menjëhershme në rivendosjen e sistemit të kanalizimeve, kullimit si dhe ujësjellësave. Në Shkodër kryemsinitri gjeti rastin të falenderojë vendet e rajonit tonë dhe partnerët europianë për solidaritetin ofruar qeverisë në përballimin e kësaj situate emergjente.

Tv Klan






Të ngjashme