Meteoalb: Shkodra 50% rreshje më shumë se norma
Rreshje shiu më shumë nga ç’është norma. Jjo është analiza e ofruar nga metereologët për muajin Dhjetor. Ka qenë zona veriperëndëmiore, pikërisht Shkodra dhe Lezha, të cilat kanë marrë dhe sasinë më të madhe të rreshjeve të shiut, duke krijuar edhe situatën e përmbyjteve.
Sipas metereologëve, në Shkodër ka rënë 50% më shumë shi nga çfarë është normalja për muajin Dhjetor, ndërsa në Lezhë rreshjet e shiut kanë qenë 75% më shumë nga ç’parashikohet të bjerë.
Parashikimet flasin se edhe muaji Janar do të shënojë sërish sasi më të mëdha reshjesh sesa norma për këtë muaj.
Përsa i përket temperaturave, ato do vijojnë të bien me disa gradë, duke bërë që Janari të jetë edhe më i ftohti nga muajt e dimrit.
Tv Klan