Bashkia , drekë për njerëzit në nevojë
Veliaj: Mensat sociale ne dobi te komunitetit
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës shtroi një drekë festive në të gjitha qendrat e sociale për familjet në nevojë, të moshuar dhe personat me aftësi të kufizuar.
Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi të shërbente drekën në mensën sociale “Gonxhe Bojaxhiu” në Njësinë 4, pranë shkollës “Ardian Klosi”.
Veliaj tha se mensat sociale të hapura nga bashkia në të gjithë qytetin janë shembulli më i mirë se kur vëmendja është te puna dhe jo tek fjalët, arrihen të bëhen gjëra shumë mira në dobi të komunitetit.
Kryebashkiaku i Tiranës shprehu mirënjohjen për qindra familje që kanë ndihmuar ata që kanë pasur nevojë në këtë ditë feste, duke u shërbyer një vakt apo dhuruar pako me ushqime.
Tv Klan