Gjendet një fuoristradë e djegur, dyshohet e vrasësve të Armando Gjinit


Gjendet një fuoristradë e djegur, dyshohet e vrasësve të Armando Gjinit

13:34 12/08/2019

Policia ka gjetur një fuoristradë të djegur që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit Armando (Tonin) Gjini.

Makina është gjetur në Gziq të Mirditës, raporton ABC News. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor duke bërë mbledhjen e provave. Hetimet e uniformave blu do të përcaktojnë nëse ky mjet është përdorur në vrasjen e Armando Gjinit mesditën e sotme në qendër të qytetit të Rrëshenit. 48-vjeçari u qëllua brenda makinës së tij nga persona të paidentifikuar, të cilët u arratisën me shpejtësi pas krimit.

Armando Gjini ka qenë në makinë së bashku me dy fëmijët e tij kur u ekzekutua për vdekje. Tre muaj më parë, ai i kishte shpëtuar një atentati me tritol në makinë.

Në vitin 2018, Armando (Tonin) Gjini u arrestua si pjesë e bandës së Met Kananit që trafikonte hashash në disa vende të BE-së, por pas 25 ditësh qëndrimi në qeli, u lirua në rrethana të paqarta. /tvklan.al

https://tvklan.al/ekzekutim-me-arme-ne-qender-te-qytetit





Të ngjashme