Veton Surroi për takimin e Rugovës me Milosevic
Autori: Blendi Fevziu
22:56 12/06/1999“Koha Ditore” ka qenë një prej gazetave më të të rëndësishme të Kosovës. Më 23 1999 forcat policore serbe vranë rojën dhe hynë në ambientet e redaksisë dhe shkatërruan gjithçka.
Por sidoqoftë “Koha Ditore nuk ka qenë e vetmja humbje e Prishtinës këto kohë, por ajo ka pasur një jehonë të madhe për dy arsye të tjera. Për faktin se Veton Surroi , pronari i gazetës “humbi” për një kohë të gjatë dhe kryeredaktori i saj Baton Haxhiu rezultoi i vrarë, lajm i cili rezultoi jo i saktë.
“Në një intervistë për emisionin “Opinion” Surroi u shpreh se nuk është larguar nga Prishtina pas shkatërrimit të gazetës “Koha Ditore”, por është strehuar në disa shtëpi të ndryshme. Takimi i Ibrahim Rugovës me Slobodan Milosevic ndodhi më 1 Prill, ndërkohë që ata zhvillonin takimin ne zbrazeshim nga ajo pjesë e qytetit dhe ishte një përputhje e jashtëzakonshme. Ishte dëshpërim për të gjithë të shihnim pamjet e takimit mes tyre”, u shpreh Surroi./tvklan.al