Specialistë të mjedisit në zonën e përmbytur


Specialistë të mjedisit në zonën e përmbytur

18:15 12/01/2010

Ministria e Mjedisit është duke monitoruar nga afër situatën e përmbytjeve në veri të vendit. Sipas Ministrit Fatmir Mediu, në zonën e Shkodrës janë dërguar specialistë për t’u njohur me problemet dhe për të bërë vlerësimin mbi ndikimet që përmbytjet do të kenë në mjedis.

Ministri Mediu është ndalur edhe te projektet që kanë si qëllim monitorimin ndaj pasojave të ndryshme klimaterike në vend e sidomos në zonat ku u shkaktuan dhe përmbytjet, për të parandaluar ato në të ardhmen.

Këto deklarata Ministri i Mjedisit i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqërise Civile, me qëllim ndërtimin e një vizioni të përbashkët europian për ambientin.

Tv Klan






Të ngjashme