Largimi i Ngjelës nga PD, Berisha: Bëri zgjedhje tragjike
Autori: Blendi Fevziu
23:06 06/02/2006Tetë muaj pas ardhjes në pushtet të koalicionit të djathtë, kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu lidhur me qeverisjen e tij.
Në lidhje të drejtpërdrejtë ishin edhe kryeredaktorët e dy të përditshme në vend, Robert Rakipllari i gazetës “Shekulli” dhe Andi Tela i gazetës “Panorama”.
Pas tetë muajve qeverisje në koalicionin e PD mungon një nga bashkëpunëtorët e rëndësishëm të dhe ish-kandidat për bashkinë e Tiranës të kësaj partie, Spartak Ngjela. Pas votës së tij kundër disa ligjeve Ngjela u përjashtua nga PD, ndërkohë Berisha lidhur me largimin e tij tha se ai vetë bëri zgjedhje tragjike.
“Ngjela e përcaktoi zgjedhjen e tij, bëri zgjedhje tragjike. Ai nuk do të jetë më në grupin parlamentar të PD, është i ngrirë”, tha Berisha./tvklan.al